Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, fushat e futbollit preferohen së tepërmi nga kafshët, mbi të gjitha nga të zotët e tyre. Etika dhe kultura për të respektuar futbollin, qoftë edhe të ligave të dyta, është larg mentalitetit tonë.

Një pamje e shëmtuar vjen këtë herë nga ndeshja mes Deçanit dhe Dukagjinit të Novosellës. “Gazeta Sheshi” ka publikuar fotën në të cilën vërehen lehtësisht disa lopë pranë ambjentit sportiv ku po luhej ndeshja. Një veprim aspak i hijshëm që bie në kundërshtim edhe me respektin ndaj lojës më popullore në botë.

Situata të tilla kemi parë edhe në stadiumet e ligave të dyta a të treta të Shqipërisë. Kafshë nga më të ndryshmet që kullosin pa të keq në terrenet sportive apo edhe veprime të tjera të pahijshme që dëmtojnë imazhin e futbollit. /Shqiperia.ch/