Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika e ka konsideruar ndeshjen kundër Dinamos si një sfidë shumë të veçantë dhe shumë të vështirë, duke i konsideruar kryeqytetasit si pretendentë seriozë për të marrë vendin e parë në grupin e tyre.
Kemi pasur disa probleme në skuadër në dy javët e para, por gjithsesi kanë qenë dy sfida pozitive për ne.
Zhunior është një lojtar cilësor, e kam vënë re që në ndeshjet miqësore dhe në seancat stërvitore. Përveçse shënon, ai lidhet mirë dhe me pjesën tjetër të skuadrës, gjë që i jep atij shumë pikë.
Ndeshja kundër Dinamos është gjithmonë e veçantë dhe kjo herë nuk do të bëjë ndryshim. Ata kanë rezultatet pas vetes, pasi vijnë me dy fitore në Shkodër.
Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe i shoh edhe ata favoritë në grupin tonë”,- përfundoi Lika./vipsport/