Fitorja e djeshme ne Peshkopi ndaj Korabit ka kenaqur te gjithe ne kampin shkodran.
Padyshim qe mes tyre eshte edhe trajneri Hasan Lika i cili mendon se ka qene nje trepikesh me shume vlere ky i arritur ndaj dibraneve.
“ishte nje ndeshje e veshtire pasi ne pjesen e pare Korabi na vuri ne veshtiresi. Rikuperuam ne pjesen e dyte duke zhbllokuar rezultatin te cilin e ruajtem deri ne fund te ndeshjes.
Korabi ka nje ekip me lojtare te mire. I uroj suksese ne te ardhmen. Besoj se do te vazhdojme me kete ritem dhe t’i marrim ndeshjet me rradhe.
Nuk duhet te kalojme ne eufori per asnje moment”- eshte shprehur trajneri Lika. Vllaznia aktualisht ka nente pike me shume se Erzeni dhe pret rezultatin e ndeshjes se sotme me Beselidhjen.