Gilman Lika shprehet se ndaj Flamurtarit është një ndeshje e vështirë pasi skuadra nuk duhet të nënvlerësojë, një sëmundje të cilën në Shkodër duhet ta shërojnë. Në një prononcim për Supersport, sulmuesi thekson se këtë vit gara është e ashpër por nëse japin maksimumin, atëherë mund të mbërrijnë më lart.
Faza përgatitore në Ohër? “Kushte ishin të mira edhe pse kohëzgjatja ishte e shkurtër. Jam i kënaqur duke ditur çfarë ka bërë ekipi. Më kryesorja është që asnjë nga lojtarët nuk ka pasur ndonjë dëmtim apo problem shëndetësor. Gara është shumë e ashpër këtë vit dhe po përgatitemi për rifillimin e saj”.
Flamurtari? “Sinqerisht, për mendimin tim është ndeshja më e vështirë. Duke parë edhe historinë e rezultateve, duhet ta shikojmë se në Shkodër me Gjirokastrën kemi dalë 0-0. Ky është një problem që nuk e kemi vetëm këtë vir, por nënvlerësojmë në Shkodër.
Historikisht ka pasur një nënvlerësim ndaj skuadrave të ashtuquajtura të vogla në letër. Kështu, duhet të fillojmë që ditën e parë duhet ta marrim seriozisht, pasi janë tre pikë dhe janë të arta”. Tifozët? “Tifozëve iu kërkojmë mbështetje, më shumë pikë kemi marrë jashtë se brenda.
Por, i bëj thirrje të jenë prezent dhe të japim mbështetje për lojtarët sepse ka disa lojtarë që e vuajnë presionin dhe kanë nevojë për mbështetje”.
Merkato? Lojtarët që kanë ardhur kanë pak kohë që janë bashkuar dhe nuk mund të japësh një vlerësim direkt. Por, stafi ka punuar dhe jam i bindur se kanë bërë zgjidhjet e duhura. Shpresoj të na ndihmojnë në fazën e mbetur të sezonit”. Objektivat? “Po të japim maksimumin dhe t’i japim një marsh ë tepër kemi mundësi të shkojmë më lart”, u shpreh Lika. /VipSport/