Trajneri I ri I Vllaznisë Hasan Lika do të nisë punën menjëherë në krye të kuqebluve por ai ende nuk u ka dhënë përgjigje disa enigmave që do ta shoqërojnë në punën e tij.

Pikësëpari, vetë trajneri I sapoemëruar I kuqebluve nuk e ka të qartë listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.

Ai është njohur me një listë paraprake që I është vënë në dispozicion nga drejtuesit e klubit megjithatë do jenë seancat stërvitore që do ta njohin atë më mirë me gjendjen reale të ekipit dhe po ashtu, edhe me nevojat që do të dalin për përforcime.

Ndërkohë, sa I takon stafit të tij, ende nuk është e qartë se cilët do jenë teknikët që do të punojnë përkrah Likës por kjo do të marrë një përgjigje shumë shpejt.

Mbase që në seancën e parë që ai do të zhvillojë me ekipin. Tekniku I ri I ekipit shkodran është nga ato që nuk merr me vete staf personal aty ky punon.

Kjo do të thotë se me shumë të ngjarë edhe tek Vllaznia do të punojë me njerëzit që do t’I vërë në dispozicion klubi.

E rëndësishme është që tani puna do të nisë sepse nuk ka më kohë për të humbur. Kampionati po afron dhe normalisht që skuadra duhet bërë gati.

Sportdashësit e saj presin me padurim t’I shohin kuqeblutë në fushë, kuptohet edhe ndryshimet që do sjellë stafi I ri. Gara pritet të jetë shumë e fortë në kampionatin e kategorisë së parë dhe trajneri Hasan Lika e ka të qartë këtë gjë.

Kjo do të jetë hera e dytë që ai do të punojë në Shkodër dhe nëse herën e parë nuk ka qëndruar shumë gjatë, këtë herë pritet të jetë ndryshe.

Ai ka ardhur me një projekt të qartë në kohë dhe prandaj dhe do të tentojë të shpejtojë punë bashkë me stafin e tij dhe futbollistët. Në ditët në vijim padiskutim që do të ketë surpriza të reja tek Vllaznia.