Prej disa ditësh tek Vllaznia kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë mosplotësimi i stafit teknik me numrin e duhur të trajnerëve.

Hasan Lika e nisi fillimisht punën i vetëm por vetëm 2-3 ditë më pas u emërua trajneri i portierëve që ishte Ideal Lekiqi.

Ndërkohë nga dita e sotme stafi është plotësuar mesa duket edhe me zëvendëstrajnerin. Ai është një emër shumë i njohur, Elvin Beqiri.

Ish- lojtari i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare ka qenë i pranishëm në stërvitjen e sotme të ekipit dhe nga dita e nesërme pritet të zyrtarizohet nga ana e klubit në këtë detyrë.

Kësisoj tashmë stafi është plotësuar dhe puna vazhdon për ta bërë skuadrën gati për nisjen e kampionatit.
© shkodrasport.com