Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika është i bindur se ekipi shkodran edhe ndaj Teutës do të vazhdojë serinë e fitoreve. Sipas tij, skuadra gëzon një formë të mirë sportive dhe kjo do të demostrohet në fushë. Nisja e kampionatit ka qenë e mbarë dhe ai është i bindur se kjo ecuri do të vazhdojë. këto deklarata mesfushori i kuqebluve i ka bërë në konferencën e shtypit një ditë para kësaj ndeshje.

Përvoja e Likës e bën atë të mendojë se Vllaznia sivjet do jetë krejt ndryshe dhe këtë e bazon tek puna e bërë dhe kontigjenti që ajo ka. Njëkohësisht kapiteni i kuqebluve u ka bërë thirrje tifozëve për ta mbështetur skuadrën në takimin e së dielës ndaj durrsakëve.Takimi Vllaznia- Teuta i vlefshëm për javën e dytë të Superligës, do të luhet të dielën në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe nga numri i biletave që janë shitur deri më tani, duket se do të ketë një interesim të madh nga ana e tifozërisë shkodrane.
www.shkodrasport.com