Luftëtari do të luajë nesër një ndeshje mjaft të vështirë në transfertë përballë Vllaznisë.

Në kuadër në këtij takimi, ka folur trajner i bluzinjve, Hasan Lika, i cili u shpreh se në Shkodër do të shkojnë për një rezultat pozitiv, por do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

“Ne hyjmë për të fituar në çdo ndeshje, por jemi të kënaqur edhe me një barazim. Kam probleme me 3 futbollistë por nesër do të shohim gjendjen dhe do të vendos se çfarë do të bëj.

Nuk mund të them se ndeshja me Vllazninë është përcaktuese për kampionatin pasi janë ehe 7 ndeshje të tjera të cilat mund të jenë përcaktuese”, u shpreh Lika. /Vipsport/