Gilman Lika ka folur rreth “shtetrrethimit” për shkak të koronavirusit. Në emisionin “Fan Zone” ka këshilluar shkodranët dhe ka prekur edhe çështjen e fiksimit të shkdranëve për ta bërë fëmijën futbollist.

“Shumë e vështirë për çdo shqiptar, aq më tepër për çdo futbollist. Por duke parë situatën duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën me të cilën përballohemi.

Si çdo prind, sidomos në Shkodër, ku dihet menatliteti, është dëshirë e madhe që fëmijët të merren me futboll, po nuk do të jem siç janë shumica e prindërve, që janë tepër të fiksuar pas fëmijëve të tyre. Nëse do të ketë talent do të merrem me të, nëse nuk do të ketë, nuk do të jem si ata prindërit që duan ta bëjnë djalin me zor futbollist.

Kemi krijuar grup në “ëhatsapp” e komunikojmë çdo ditë me njëri-tjetrin, është e vështirë në shtëpia, por secili ka gjetur mënyrën e vet, dikush në ambientin e hapur, apo në ambiente të pafrekuentuara. Por po kalojnë shumë ditë e sa më shumë kalojnë stërvitja shkon drejt zeros.

Kam një mesazh për gjithë Shqipërinë e veçanërisht gjithë Shkodrën, duke parë ditën e djeshme, kam mesazh se duhet ta marirn seriozisht se e shoh që shumë nuk e kanë vlerësuar këtë situatë, e shohin si ditë pushimi. Mesazhi im është që më mirë të sakrifikohën 2-3 javë se sa të shkojë situatë si është Italia tani.

Koha në shtëpi? Nuk kam larë enët, por dje kam pastruar shtëpinë, kam edhe foto me boçe karakteristike duke pastruar shtëpinë”, u shpreh sulmuesi i Vllaznisë. /vipsport/