Vllaznia më në fund është ndalur në një transfertë delikate si ajo e Shënkollit. Në fakt, edhe trajneri Hasan Lika, në prag të kësaj sfide e kishte paralajmëruar për lojtarët se kjo transfertë ishte ndryshe.
Pas ndeshjes, për mediat, trajneri Lika ka pohuar: “Shënkolli na vuri në vështirësi, madje për të qenë realist, ata e dominuan takimin për 20-30 minutat e para.
Ne e rritëm nivelin e lojës, por në aspektin teknik nuk ishim aty ku duhej. Duhej që të kishim shënuar, ndërsa meritë të madhe ka kundërshtari por edhe portjeri vendas që ka treguar një nivel të kënaqshëm”.
“E kisha parlajmëruar edhe para ndeshjes skuadrën se luanim një duel mjaft të vështirë dhe ashtu rezultoi. Shënkolli u tregua një ekip simpatik bëri rezistencë, por ne duhet që të rikuperojmë dhe në takimin e radhës të rikthehemi te fitorja.
Per fat te mire edhe ndjekesi yne kryesor- Dinamo eshte ndalur edhe ai dhe kemi ruajtur te njejten diference pikesh me te, per kete arsye duhet te punojme fort per ta thelluar edhe me shume ne javet e ardhshme”, – tha trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Hasan Lika