Vllaznia i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e deritanishme, duke e mbyllur fazen e pare ne vendin e trete ne renditje me 15 pike te grumbulluara ne 9 ndeshjet e zhvilluara deri me tani.
Por perveçse si ekip edhe kapiteni Gilman Lika po bën një sezon të mirë në aspektin personal. Mesfushori shkodran është një prej të ftuarve në emisionin “Pressing” në ABC News dhe nuk i kursen kritikat për gjykimin dhe thekson se Vllaznia duhet të ishte në vendin e parë.
“Jemi të kënaqur me renditjen e tanishme, por kemi merituar më shumë. Sigurisht na janë hequr pikë dhe janë të faktuar. Minimumi duhet të kishim 4 pikë më shumë, maksimumi 8 pikë. Kemi tre penallti të padhëna në tre ndeshje kur kanë qenë barazim”.
“E morëm përsipër humbjen me Partizanin, por duke e parë me qetësi dhe një penallti kur ishim 1-1 do e ndryshonte rrjedhën e lojës. Gjithsesi nuk duam të justifikohemi”, tha Lika gjatë emisionit. / abcnews/