Pas fitores me Korabin, trajneri Hasan Lika u shpreh i kënaqur për rezultatin dhe pjesërisht për lojën, ndërkohë që evidentoi si problem mungesën e qetësisë para portës kundërshtare, duke pasur parasysh rastet e shumta të humbura nga të tijtë:

“Jam i kënaqur me fitoren dhe deri diku me lojën. Mund të them se Vllaznia pati disa raste të mira shënimi, por lojtarëve tanë u mungoi qetësia para portës në momentet vendimtare.

Korabi na vuri në vështirësi, pasi ishte një ekip që organizohej mirë në lojë dhe që kundërsulmonte rrezikshëm.

Në këtë ndeshje e kuptuam sa e vështirë do të jetë Kategoria e Parë. Ua kam thënë lojtarëve deh tani ata e dinë më mirë.

Në këtë ndeshje nuk kishim Malotën, i cili ishte me temperaturë dhe kështu na u prishën ekuilibrat. Kemi një grup me kualitet dhe që duhet të japë më shumë në vazhdim.

Tifozët? E kemi ne për detyrë t’i kthejmë ata në stadium dhe momentet e vështira duhet t’i kalojmë bashkë”, – tha për “RTSH Sport” pas ndeshjes trajneri i shkodranëve, Hasan Lika.