E dyta ndeshje rradhazi ne formacionin e kombetares shqiptare dhe i dyti prezantim rradhazi dinjitoz me fanellen kuqezi. E kemi fjalen per mbrojtesin me origjine nga Vermoshi Mario Mitaj. 19 vjeçari qe luan me Lokomotiven e Moskes ka bere nje tjeter prezantim dinjitoz dhe ka marre vemendjen e te gjithe specialisteve.

Njeri prej tyre, ish- mbrojtesi i kombetares Andi Lila e ka vleresuar maksimalisht kete lojtar dhe u ka bere thirrje pjestareve te stafit teknik per te mos e larguar me nga formacioni ate.

“Njeriu i ndeshjes per mua ishte Nedim Bajrami. Ndersa pas tij kam nje dileme, Kristian Asllani apo Mario Mitaj. Por per ate gol fantastik qe shenoi, ne vend te dyte do te vendosja Asllanin, por kjo nuk ia zbeh vlerat aspak Mitajt.

Ka bere nje prezantim te shkelqyer. Te mos harrojme se eshte vetem 19 vjeç dhe po luan me sukses ne nje kampionat te forte si ai rus. Une mendoj se kemi gjetur mbrojtesin e majte qe na mungonte prej disa kohesh dhe per 10 vitet e ardhshme ai do te jete stabel ne formacion.

Shpresoj qe stafi teknik i kombetares te mendoje keshtu dhe te mos mendoje te beje me eksperimente. Kete lojtar e kemi fituar sepse me keto dy paraqitjet e fundit ka treguar shume vlera”- eshte shprehur Andi Lila./SHKODRA-SPORT.COM/