Andi Lila, ish-futbollist, analizoi fitoren e Tiranës ndaj Kastriotit, në emisionin “Skaner” në MCN TV. Ai deklaroi se bardheblutë shënuan në minutat e qylit dhe shtoi se Tirana mori një fitore që i shkon afër titullit kampion.
“Tirana e interpretoi shumë mirë. U luajt me një portë. Kastrioti mbrojti mirë linjat. Tirana humbi një penallti, që u humb nga Hasani, kishte raste të tjera, por portieri i krutanëve Sali ishte një nga më të mirët në fushë. Interpretimi i ndeshjes ishte shumë i mirë nga Tirana.
Kastrioti u mbroj mjaft mirë deri në minutën e 100-të. Në minutat e qylit, Tirana shënoi me meritë dhe mori 3 pikët. Kastrioti u mbrojt gjithë ndeshjen, por futbolli kështu është, ndëshkohesh nga episodet. Tirana mori një fitore, që i shkon shumë afër titullit.
Një pikë që nuk është shumë e fortë te Tirana, mendoj se është dyshja e mbrojtjes. Të dy lojtarët, janë shumë të fortë, por kanë një problematikë në ndërtimin e lojës”- u shpreh Lila.