Përforcimet e bëra nga presidenti Matija për ndeshjet e Ligës së Kampioneve, kanë përfshirë edhe portën. Për këtë arsye, prej disa ditësh ka firmosur me Vllazninë e femrave edhe portieria serbe Liljana Gardijan. Ajo është 28 vjeçe dhe me një përvojë të madhe sepse ka luajtur në disa ekipe, madje edhe jashtë vendit të saj. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Spartak Subotica.
Përvoja edhe ndërkombëtare e Gardijan, i ka detyruar drejtuesit e Vllaznisë të firmosin me të duke shpresuar për paraqitje të mira të saj në portë në mënyrë që ta ndihmojë skuadrën për arritjen e objektivit historik, kalimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve. Të mos harrojmë, që ekipi shkodran ka në rradhët e tij edhe një portiere me shumë të ardhme siç është Ardiola Raxhimi që është një garanci më shumë për portën duke e kompletuar në mënyrën e duhur këtë repart.
© shkodrasport.com