Linfield e ka fituar ndeshjen e fundit miqesore qe ka zhvilluar ne prag te perballjes se 13 korrikut ndaj Vllaznise. Pasditen e djeshme, skuadra irlandezo- veriore eshte ndeshur me skuadren skoceze Kilmarnock dhe ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0.
Fatin e kesaj ndeshje miqesore e ka vendosur nje gol i shenuar qe ne minuten e 12-te nga mesfushori – sulmues McKee. Ky 90 minutesh i ka sherbyer stafit teknik te Linfield per te pare gjendjen aktuale te skuadres ne prag te sfides me Vllaznine.
Formacioni i Linfield ne kete ndeshje miqesore ka qene ky: Jonhns, Finlayson, Hall, M. Clarke, Millar, Shields, Mcclean, Scott, McKee, FitzPatrick dhe Couper.
Kuptohet qe keto jane thjesht miqesore dhe nuk mund te tregojne gjendjen e vertete te ekipeve, por gjithsesi te enjten e ardhshme pritet nje ballafaqim interesant ne mes dy skuadrave ne “Windsor Park”, para se ata te kthehen per te luajtur ndeshjen e dyte pastaj ne “Loro Boriçi” mbremjen e 20 korrikut./SHKODRA-SPORT.COM/