Tifozët në Twitter janë treguar të pamëshirshëm me Lionel Mesin.

Pasi Kroacia i dha një leksion të mirë ekipit të Sampaolit, tifozët e nxisin sërish Mesin të japë dorëheqjen nga kombëtarja, pas kësaj humbje poshtëruese.

“Mesin duhet të tërhiqet menjëherë nga kombëtarja, pa e dëmtuar akoma më shumë emrin e tij.”

“Duhej ta kishin lënë Mesin të shijonte pensionimin nga kombëtarja.”

“Nëse Argjentina nuk kalon grupet, Mesi duhet të tërhiqet nga kombëtarja, dhe të mos rikthehet më.” – ishin këto disa nga komentet e shumta të tifozëve në rrjetet sociale.