Inter Miami e ka nisur me barazim edicionin e ri në elitën e futbollit amerikan MLS, pasi në ndeshjen ndaj New York Cityt ka barazuar 2-2.

Lionel Messi nuk ka shënuar në këtë ndeshje, por ka bërë dy asistime që do të kujtohen gjatë.

Shtatë herë futbollisti më i mirë në botë ka asistuar në dy golat e skuadrës së tij të realizuar nga Avils dhe Segovia.

Me këta dy asistime, Messi shkon në kuotën e 381 asistimeve në karrierë dhe askush në histori të futbollit nuk e ka arritur një shifër të tillë.

Inter Miami ishte duke humbur 1-2 dhe në minutën 90+10 arriti barazimin me zëvendësuesin Segovia i cili u shërbye për mrekulli nga Messi.

Messi ishte më i miri në këtë ndeshje duke marrë notën 8,8. /Telegrafi/