Sezon i ri, por zakon i vjetër. Lionel Messi po përjeton një moment fantastik edhe në këtë edicion, teksa po jep gjithnjë e më shumë kontributin e tij me fanellën e Inter Miami.
Argjentinasi shënoi në suksesin e skuadrës së MLS, për t’i kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kupës së Kampionëve për zonën e Amerikës.
Pas golit spektakolar në ndeshjen e parë, Messi ishte fenomenal edhe në të dytën, duke kontribuar në fitoren 3-1 ndaj Kansas City.
Krahasuar me të ftohtin ekstrem në të cilin ndeshja e parë u luajt në Kansas City me temperatura deri në -15 gradë Celsius, ndeshja e kthimit në Florida u luajt në kushte shumë më të buta, rreth 20 gradë.
37-vjeçari shënoi në sezonin e 21 si profesionist për të kompletuar performancën e mirë në tre ndeshjet e para të këtij sezoni.
Messi ka marrë pjesë në 4 golat e Inter Miami, me dy realizime dhe po aq asistime. Një ecuri të cilët jo vetëm Messi kërkon ta vijojë për ta ndihmuar skuadrën që të jetë në garë për trofe këtë sezon, ndërsa forma e mirë e tij e ndihmon për të qenë i gatshëm për Kombëtaren e Argjentinës.