Leo Messi është padyshim ylli kryesor i Inter Miami, duke qenë i tillë, klubi është i detyruar t’i plotësojë tekat e tij.

Gazetari i njohur, Franco Panizo, raporton se ylli argjentinas ka vendosur të mos luajë ndeshjen e ardhme. Inter Miami do të ndeshet mëngjesin e të mërkurës me orën tonë ndaj Sporting Kansas City, ndeshje e vlefshme për CONCACAF Cup.

Ndeshja është vendosur të luhet në orarin e caktuar pavarësisht sugjerimeve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta, diku rreth –15 gradë celsius. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse Leo Messi ka refuzuar të marrë pjesë në këtë ndeshje.

“Burimet e mia pranë lojtarit dhe klubit më kanë bërë me dije se Messi nuk dëshiron të luajë në atë acar të madh ndaj Sporting Kansas City”, shton gazetari Panizo./telesport/