Ardhja e Lionel Messit në MLS ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Pasi njoftoi se kishte vendosur të zgjidhte Inter Miami si destinacion të ri, tifozët e futbollit në SHBA mezi presin ta shohin atë muajin e ardhshëm në garat zyrtare.
Dhe megjithëse Messi thuhet se refuzoi një pagë nëntëshifrore që i ofroi skuadra arabe Al-Hilal, por edhe ato që ofruan Jorge Mas dhe David Beckham nuk duken aspak keq.
Sipas Fox Soccer, Lionel Messi do të bëhet sportisti i 5-të më i paguar në vit në Shtetet e Bashkuara.
Paga e superyllit të futbollit argjentinas do të jetë vetëm më e ulët se e katër yjeve të NBA, ndërsa do të jetë më e lartë se e çdo lojtar në NFL dhe MLB.
Ylli i Phoenix Suns, Devin Booker dhe qendra e Minnesota Timberwolves, Karl Anthony Towns do të vazhdojnë të jenë lojtarët më të paguar në vit, duke fituar 56.1 milionë dollarë secili, .
I treti është Nikola Jokic i Denver Nuggets me 54.5 milionë dollarë, ndërsa i katërti është katër herë kampioni i NBA, ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry me 53.8 milionë dollarë.
Dhe më pas, në vendin e pestë, do të jetë paga vjetore e Lionel Messit, e cila pritet të jetë 53.7 milionë dollarë.
Përveç ofertës së Al-Hilal, kampioni aktual i Kupës së Botës kishte edhe një propozim nga Barcelona, por Lionel Messi shpjegoi se vendimi i tij për të zgjedhur Inter Miami nuk ishte i bazuar në para.
Superylli argjentinas tregoi se dëshironte të ishte jashtë vëmendjes së futbollit evropian dhe se mezi priste të kalonte më shumë kohë me familjen e tij./Telegrafi/