Liria ka shënuar fitore të madhe si vendas ndaj Dardanës me rezultatin 1-0. Nje fitore kjo me shume vlere per skuadren e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj i cili vazhdon te beje mire edhe ne krye te ketij ekipi.
Kurse sot fitore ka arritur edhe Onix që e ka mposhtur 2-0, 2 Korrikun.
Ndërsa baras luajtën Arbëria dhe Vitia që në Lipjan luajtën pa gola.
Me fitore, Liria tashmë është lider i vetëm në tabelë me 19 pikë. Nje kryesim me merite i renditjes prej ketij ekipi dhe me siguri qe ai nuk do ta leshoje deri ne fund sepse objektivi eshte i qarte: ngjitja ne Superlige dhe shpallja kampion e kesaj kategorie.
Nese e arrin kete gje edhe me Lirine, atehere ajo te behej skuadra e katert rradhazi ne po kaq vite qe Samuel Nikaj ngjit ne kategorite me te larta te futbollit. Jo me kot, ate e quajne tashme “eksperti” i ngjitjes se skuadrave.