Liria e Prizrenit eshte ndalur sot ne ndeshjen e rradhes per kampionat por skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditjen e kategorise se pare ne futbollin kosovar.

Prinzrenasit kane luajtur ne transferte me ekipin “2 Korriku” dhe jane mundur me rezultatin 1-2. Goli i Arber Bashes nuk i ka mjaftuar atyre per te dale me pike nga kjo ndeshje qe praktikisht edhe mund te konsiderohej e lehte ngaqe kundershtari ende nuk kishte arritur asnje fitore ne kampionat.

Megjithate, ndonese ka humbur, Liria vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje pas javes se 11-te te kampionatit, por tani me pike te barabarta me ekipin e Istogut- nga 21.

Kalendari i ndeshjeve te ardhshme duket se eshte i favorshem per skuadren e Nikajt dhe padyshim qe objektivi eshte qe pikesepari ajo te fitoje titullin e pare, ate simbolik “kampion i dimrit”.

Liria synon ngjitjen ne Superlige dhe pavaresisht ndonje hapi te gabuar qe mund te kete bere deri me tani, duket e vendosur per t’ia dale. Trajneri shkodran qe e drejton ate, eshte i bindur tek suksesi ashtu siç ka bere me Flamurtarin e Prishtines dhe Vushtrrine, ekipe keto qe i ka ngjitur ne Superligen e Kosoves keto vitet e fundit.
www.shkodrasport.com

Lir