Ish- futbollisti i Vllaznise Liridon Latifi duket se nuk do te kete nje ndarje te mire me skuadren e tij te fundit- Tiranen. Kjo sepse palet jane drejt gjyqit. Lojtari ka kerkuar te largohet nga bardheblute dhe si rrjedhoje çdo gje do te vendoset ne Gjykate.
Palët kanë diskutuar gjerë e gjatë, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe rruga e vetme është gjyqi. Në fakt, lojtari ka çuar klubin në gjyq dhe pritet që Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të japë vendimin e saj për çështjen, nëse do t’i japë të drejtë Latifit apo ekipi të Tiranës.
Lojtari dhe klubi nuk janë ndarë ende zyrtarisht. Futbollisti është ende nën kontratë me bardheblutë, por jo në planet e klubit. Edhe futbollisti dëshiron të shohë veten diku tjetër.
STATISTIKAT – Liridon Latifi firmosi verën e shkuar me ekipin e Tiranës. Në një vit futbollisti ka luajtur 36 takime. Po kështu, ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë dy asiste. Në fushë ka qenë 2512 minuta. Lojtari ka munguar vetëm në 9 takime, pasi ka qenë i dëmtuar.
Ne fakt ashtu si tek Vllaznia, edhe te Tirana, Latifi nuk ka dhene ate çfare pritej pavaresisht pritshmerive qe kane patur drejtuesit e skuadres, por edhe tifozet, duke treguar edhe njehere tjeter se nuk eshte me ai lojtari qe shkelqente para disa vitesh ne kampionatin shqiptar duke luajtur me Skenderbeun.