Liridon Latifi nuk eshte me lojtar i Vllaznise. Kontrata e sulmuesit me shkodranet ka skaduar dhe aktualisht ai eshte nje lojtar i lire ne treg. Nje mundesi e arte per kedo te afroje ne skuader nje lojtar me cilesite e tij.
Gjithsesi qendron edhe pista e rinovimit por tashme do te jete nje gare ankand per sherbimet e kosovarit.Ne te shkuaren ka patur interes nga Tirana per te por bardheblute u terhoqen nga gara ndersa tani mund te kemi serish nje zgjim interesi.
Kjo perben sens teksa bardheblute do t’i nenshtrohen nje revolucioni ku epiqendra eshte reparti i sulmit dhe nje lojtar si Latifi i ploteson kushtet per te dhene kontribut te kryeqytetasit.
Per momentin e ardhmja e tij eshte nje enigme teksa lojtari sheh me interes edhe transferimin jashte por gjithcka do te zbulohet ne ditet ne vijim pasi skuadrat behen gati per kupat e Europes dhe nje si Latifi u duhet ne stervitje menjehere.
Fatos LAMAJ