Liridon Latifi është një futbollist i lirë pas “divorcit” me Tiranën. Futbollisti 30-vjeçar është në kërkim të një aventure të re, teksa emri i tij së fundmi është lakuar për një transferim të mundshëm te Shkëndija e Tetovës.

Në rast se palët arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, Latifi, pritet të jetë afrimi i radhës te klubi kuqezi, që ka si objektiv fitimin e titullit kampion.

Vlen të theksohet fakti se Latifi është aktivizuar me Skënderbeun, Vllazninë dhe Tiranën në elitën e futbollit shqiptar. Ne fakt vetem tek e para ai spikati me performancen e tij, ndersa ne dy te tjerat ishte shume larg pritshmerive.

Latifi numëron edhe 5 ndeshjen me fanellën e Kombëtares shqiptare si dhe 12 me Shpresat. Tashme ai pritet ta vazhdoje karrieren ne Tetove, ku drejtuesit e Shkendise shpresojne shume qe edhe me ndihmen e tij te rikthehen tek titulli kampion.