Shqipëria U-19 do të luajë tre takime mjaft të rëndësishme në muajin tetor, teksa në harkun kohor të pak ditëve do të sfidojë Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë. Sipas shortit Shqipëria do të presë të gjitha ndeshjet e këtij grupi, që do të zhvillohen në Kamzë dhe në Durrës.

Erion Bogdani ka prezantuar listën sot në ambientet e FSHF-së. Bie në sy numri i lartë i lojtarëve që luajnë në Shqipëri dhe në Itali.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se edhe ne kete grumbullim, nuk eshte asnje pjestar i ekipit Vllaznia U19 qe eshte kampion ne fuqi i vendit dhe po ashtu edhe pjesmarres ne “Uefa Youth League”.

Nderkohe pjese e kombetares eshte mbrojtesi shkodran i Skenderbeut Enes Isufi i cili luan rregullisht me te madje ne disa takime ka qene edhe kapiten i saj.