Nga Endri ÇINARI
Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka zyrtarizuar listën për ndeshjen miqësore kundër Greqisë. Siç dihet prej disa ditësh pjesë e listës janë edhe dy futbollistë të Vllaznisë. Fjala është për Aron Jukajn dhe Kevin Dodajn, që me paraqitjet e tyre me kuqeblutë kanë bindur trajnerin Bushi për një ftesë në kombëtare.
Por tek kuqezinjtë e vegjël janë pjesë e listës edhe 3 shkodranë të tjerë. Duke nisur me Elton Fikajn e Panthainaikos, mbrojtësi 19-vjeçar që është pjesë e skuadrës së njohur greke. Ku së fundmi madje realizoi edhe debutimin zyrtar në një ndeshje të Conference League me fanellën bardhë e jeshile. Një tjetër shkodran që është pjesë e listës së kombëtares U-21 është edhe Erald Maksuti.
Sulmuesi është pjesë e Apolonisë në Kategorinë e Parë të futbollit tonë. Ku me fierakët ka shënuar 10 gola këtë edicion, duke spikatur e duke merituar kësisoj ftesën e kuqezinjëve.
Një debutim për Shqipërinë U-21 është Kevin Zefi. Shkodrani që deri para pak kohësh aktivizohej tek Irlanda e tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare. Zefi luan në rolin e sulmuesit dhe aktualisht është pjesë e Roma U-20 në Itali.(www.shkodrasport.com)
