Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede ka bërë publike ditën e sotme listën e lojtarëve që do të grumbullohen për një minifazë stërvitore, e cila do të jetë e kombinuar edhe me disa ndeshje miqësore.

Ajo që bie më së tepërmi në sy në listën e bërë publike është prezenca e plot 5 futbollistëve nga Shkëndija e Tetovës. Bëhet fjalë për Muratin, Rexhepin, Fetain, Sinanin dhe Gashin. Qe të gjithë këta futbollistë të datëlindjes 2001-2002.

I pranishëm në listën e trajnerit Nevil Dede është edhe sulmuesi Emiljano Bullari, për të cilin kohët e fundit ka shfaqur interes edhe Greqia.

Nderkohe nga Akademia Vllaznia, ndonese ekipi U19 i saj eshte kampion ne fuqi dhe serish edhe ne kampionatin aktual nje nga me te miret, eshte ftuar vetem mbrojtesi Egzon Shimaj.