Trajneri i përfaqësueses shqiptare U17, Ervin Bulku, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për pjesëmarrjen në fazën e parë të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe. Shqipëria do të luajë në datat 20, 23 dhe 26 tetor përkatësisht ndaj Suedisë, Kroacisë dhe Uellsit në eliminatoret që do të zhvillohen në Kroaci.

Ekipi është mbledhur që ditën e sotme, duke nisur punë fillimisht me lojtarët të cilët luajnë në kampionatin shqiptar dhe që përbëjnë shumicën në këtë listë, pasi 14 nga 23 lojtarët e grumbulluar nga Bulku janë nga akademitë e klubeve vendase. Pjesa tjetër janë kryesisht nga klubet italiane, ndërsa kë një lojtar i cili aktivizohet me akademinë e Ado den Hag në Holandë e një tjetër me Kristal Palas në Angli.

Pjese e kesaj liste nderkohe eshte edhe nje futbollist i Akademise Vllaznia, pikerisht mbrojtesi i majte Egert Selmani. Por ajo qe bie ne sy eshte mungesa e lojtareve te tjere qe po spikasin tek Vllaznia U17 si sulmuesi qe shenoi tre gola ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes Gerald Kubazi, mesfushori i majte Aris Ara apo ndonje tjeter.

Por mesa duket stafi i ekipit tone kombetar nuk i ka ndjekur asnjeren prej ndeshjeve te kuqebluve kete sezon, ku keta futbolliste kane spikatur me paraqitjen e tyre, madje me teper se disa prej lojtareve qe trajneri Bushi ka ftuar per ndeshjet e ardhshme.