Juventusi do të nisë ditën e nesërme aventurën në Ligën e kampionëve, teksa do të luajë në transfertë me Atletiko Madrid. Bardhezinjtë i ka rezervuar shorti menjëherë një përballje direkte për vendin e parë në një grup ku bëjnë pjesë edhe Bajer Leverkusen me Lokomotivën e Moskës.
Ndërkohë, kjo do jetë edhe ndeshja debutuese e teknikut Mauricio sarri në Champions League me bardhezinjtë. Sakaq, tekniku ia ka dalë të rikuperojë dy të dëmtuarit e fundjavës, Miralem Pjaniç dhe Danilo. Por, për këtë sfidë nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm Duglas Kosta.
Braziliani pasi ka kryer testet mjekësore më të detajuara, do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 15 ditë. Kështu, në Madrid, mbrëmjen e nesërme për të zënë vendin e Kostës në balotazh është Federiko Bernadeski dhe Paulo Dibala, që do shoqërojnë dy titullarët, Higuain dhe Ronaldo. /vipsport