Anglia dhe trajneri i saj, Garet Sauthgejt ende nuk kanë vendosur një listë përfundimtare rreth lojtarëve që do të grumbullohen për Europianin.
Ditën e sotme, Sauthgejt ka publikuar një listë provizore me 33 futbollistë, teksa nga ajo shtatë lojtarë nuk do ta kenë fatin të jenë pjesë e kompeticionit të rëndësishëm.
Ndërkaq, bie në sy se pjesë e listës është edhe Trent Aleksandër Arnold, futbollust i Liverpul, i cili jë grumbullimet e fundit e kishte humbur vendin në kombëtare.
Megjithatë, ende nuk është e sigurt nëse ai do të bindë trajnerin ta marrë me vete në kompeticion. Sakaq, jashtë ka mbetur Erik Dajër, ashtu si Bamford dhe Deni Ings. /VipSport/