Lista e disa prej lojtarëve që është publikuar dje në faqet e gazetës “Sporti Shqiptar” nuk ka qenë e plotë. Lojtarët që do largohen nga Vllaznia, priten të jenë më të shumtë. Trajneri Rudi Vata duket se ka ndër mend të bëjë një revolucion të vërtetë në skuadër. 16 prej futbollistëve që kanë mbyllur fazën e parë të kampionatit dhe që kanë qenë të federuar me kuqeblutë, pritet të mos jenë më pjesë e Vllaznisë. Të paktën kjo është ideja paraprake e trajnerit të kësaj skuadre.

Dhe në këtë listë, ka jo pak çudira. Duke filluar nga largimi I mundshëm I portierit Vujadinoviç. Trajneri Vata është dakord ta lëshojë atë edhe për t’I liruar vendin ndonjë portieri shqiptar ngaqë do ulte numrin e të huajve në skuadër. Për këtë, pikësynimet kanë qenë për të marrë njërin nga portierët e Kastriotit, Halilajn ose Hoxhën. Po ashtu, në listën e largimeve janë edhe dy malazezët e tjerë Petroviç dhe Popoviç. Për të parin është e sigurtë se është në listë ndërsa I dyti largohet nëse kroati Vuk paraqitet mirë në provën e tij. Lista e largimeve vazhdon me futbollistët që kemi paralajmëruar dje: Muça, Sykaj e Gocaj. Por nuk mjafton me kaq. I ikur pritet të jetë edhe kapiteni Amarildo Belisha. Po ashtu, Sinanin nuk e llogarit më si lojtar por vetëm si zëvendëstrajner. Po ashtu, do largohen edhe disa nga lojtarët e rinj që kanë qenë të federuar dhe pikërisht Djepaxhia, Mujeci, Rusi e portieri Rexhepi. Duke I shtuar këtyre 12 lojtarëve, edhe 4 që tashmë janë larguar nga skuadra dhe pikërisht Sukaj, Vajushi, Danaj e Nimani, numri shkon në 16. Ata që mbesin në skuadër nga lista e federimit e fillim-sezonit janë vetëm 10 futbollistë. Shumë pak natyrisht për një skuadër që pretendon të jetë elitare. Se kush do ta plotësojë organikën kjo mbetet për t’u parë. Janë shtuar aktualisht në skuadër edhe të rinjtë Dema, Markola, Guri e Bala por sërish janë pak. Mund të shtohen edhe 3-4 blerje por sërish nuk mjaftojnë. Duhen më së paku 10 blerje në këtë merkato dimërore por nuk dihet sesa do realizohet kjo gjë. Po ashtu, nuk dihet ende se a ka buxhet klubi Vllaznia për t’I blerë gjithë këta lojtarë. Dilemat janë të mëdha. Pasditen e sotme ekipi mund të niset drejt Ulqinit dhe 12 futbollistët e futur në listën e largimeve, me shumë siguri nuk duhet të jenë me ekipin në këtë fazë përgatitore. Dy drejtuesit e klubit, administratori Shaba dhe drejtori sportiv Grima, në njëfarë mënyrë e kanë kundërshtuar largimin e kaq shumë futbollistëve nga skuadra. Dje në drekë, ka patur një tjetër takim në zyrat e Bashkisë me krerë të saj si dhe me treshen Shaba-Grima- Vata. Çfarë do ndodhë? Askush nuk jep garanci për të ardhmen. Vllaznia për momentin “po zien”. Vata ka nisur një “revolucion” të vertetë teksa kërkon të largojë nga skuadra të gjithë ata që nuk I binden ideve të tij, të gjitha ata që nuk I ka të sigurtë se japin shpirtin në fushë dhe nuk luftojnë si “luftëtarë” të vërtetë, shprehje që ai e ka shumë për zemër.

www.shkodrasport.com

 

Lojtarët që pritet të largohen:

1.Miroslav Vujadinoviç

2.Arsen Sykaj

3.Gavrilo Petroviç

4.Braçan Popoviç

5.Amarildo Belisha

6.Gentian Muça

7.Olsi Gocaj

8.Ndue Mujeci

9.Ari Djepaxhia

10.Gojart Rusi

11.Vioresin Sinani

12.Fabjol Rexhepi

 

Lojtarë të larguar:

1.Xhevahir Sukaj

2.Armando Vajushi

3.Sadush Danaj

4.Valdano Nimani

 

Lojtarët që mbesin në skuadër:

1.Enis Gjokoviç

2.Dritan Smajli

3.Edon Hasani

4.Abaz Karakaçi

5.Amir Tafa

6.Stivi Shaba

7.Florind Bardulla

8.Arsen Hajdari

9.Bekim Erkoçeviç

10.Jurgen Gjini

11.Bekim Dema

12.Paulo Markolaj