Ditet e fundit, e gjithe vemendja e opinionit ne vendin tone ka qene e perqendruar tek listat e kandidateve per deputete te partive politike per zgjedhjet parlamentare te 11 majit. Por ne nje vezhgim te shpejte te ketyre listave tashme zyrtare e te publikuara, ajo çfare konstatojme eshte se partite politike nuk para i pelqejne figurat e sportit dhe si rrjedhoje, dhe thuajse nuk i kane perfshire fare ne listat per deputete.
E vetmja perfaqesuese nga fusha e sportit qe eshte ne keto lista eshte Matilda Matija. Nje ekonomiste nga profesioni, por qe me se shumti njihet si menaxhere e pergjithshme e ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise me te cilin fale edhe punes se saj jane arritur rezultatet fantastike gjate ketyre viteve.
Matilda Matija eshte pjese e listes se koalicionit “Aleanca Madheshtore” si pjese e PAA, e cila eshte pjese e saj. Siç edhe e ka bere te ditur vete kryetari i kesaj partie Agron Duka, kandidatura e zj. Matija per Shkodren eshte perzgjedhur pikerisht duke pare sukseset e karrieres se saj, kryesisht ne fushen e sportit dhe jo vetem. Por ajo eshte shume pak.
Nese i referohemi liste se PS, sheh se nder 15 emrat e rreshtuar aty, asnjeri prej tyre nuk ka lidhje me sportin. E njejta situate edhe tek lista e PSD ku nuk duket asnje emer nga fusha e sportit. Nderkohe tek Koalicioni Euroatlantik verejme emrin e ish- volejbollistes se Vllaznise Valbona Quku.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne listat e mbyllura, pikerisht ato qe jane te sigurte ne parlamentin e ardhshem, nuk ka asnje pjestar nga fusha e sportit. Dhe kjo eshte e çuditshme sepse ne keto lista ka nga te gjitha fushat, mjeke, inxhiniere, arkitekte, mesues, biznesmene, madje edhe te panjohur fare per publikun, por vetem njerez te sportit jo. Dhe pastaj ne te gjithe ankohemi pse parlamentaret e gjithe ketyre viteve nuk e thone asnje fjale per sportin. Keshtu me siguri do te jete edhe ne te ardhmen.
Ne fakt, neper fushat partite politike i shfrytezojne figurat e sportit thjesht per imazh, ndonese shume prej tyre mund te jene te afte per te qene edhe ne parlament, por mesa duket ata “kane frike” prej tyre dhe nuk i duan prane…