Përtej dashurisë së madhe për futbollin, ëndrra për të luajtur me klubet më të mëdha të Evropës përkthehet edhe me dëshirën për t’u bërë i pasur. Pagat milionëshe të yjeve të mëdhenj sa vijnë e rriten, me UEFA-n, e cila ka publikuar 20 klubet që paguajnë më shumë për lojtarët e tyre.

Dy vendet e para prej vitesh janë të zëna nga Barcelona e Real Madrid, me katalanasit që kanë një total pagash prej 529 milionë eurosh, ndaj 431 të Realit të Madridit.

Në vendin e tretë renditet PSG me 337 milionë. Kampionët francezë nuk janë të vetmit nga shteti i tyre në këtë listë, pasi shoqërohen nga Monako e vendit të 19-të.

Ajo që bie në sy është se Premier Liga është kampionati me më shumë skuadra në këtë listë, plot nëntë të tilla, duke treguar se është kampionati më i pasur në glob. Mançester Junajtid është në vend të parë në ishull për pagat e lojtarëve, me 334 milionë euro, i ndjekur nga Siti e Liverpul.

Ndërkohë duhet të presim vendin e dhjetë për “të takuar” në italiane, aty ku ndodhet Juventus. Inter, Roma dhe Milani janë gjithashtu në listë. /VipSport/

Lista e plotë:

1 Barcelona 529 milionë euro

2 Real Madrid 431 milionë euro

3 PSG 337 milionë euro

4 Mançester Junajtid 334 milionë euro

5 Bajern Mynih 315 milionë euro

6 Mançester Siti 314 milionë euro

7 Liverpul 298 milionë euro

8 Çelsi 275 milionë euro

9 Arsenal 271 milionë euro

10 Juventus 261 milionë euro

11 Atletiko Madrid 212 milionë euro

12 Borusia Dortmund 187 milionë euro

13 Everton 180 milionë euro

14 Totenhem 167 milionë euro

15 Inter 159 milionë euro

16 Roma 159 milionë euro

17 Milan 134 milionë euro

18 Leister Siti 134 milionë euro

19 Monako 133 milionë euro

20 Kristal Palas 132 milionë euro