Dy biznesmenët e njohur shkodranë, Gjergj Livadhi dhe Flamur Hoxha janë zgjedhur presidentë të ekipit të boksit të Vllaznisë. Marëveshja është arritur pak ditë më parë mes tyre dhe drejtuesve të shoqatës së boksit shkodran. Biznesmenët e njohur që janë bashkëpresidentë të firmës së njohur “Albtiefbau”, në fakt ka kohë që janë prej këtij ekipi dhe tashmë kthehen sërish por në pozita drejtuese tek ky ekip. Lajmin për kthimin e kësaj dysheje tek Vllaznia, e ka bërë të ditur trajneri Zef Gjoni që për gazetën online www.shkodrasport.com do të shprehej: “Pas largimit të ish- presidentit Gjergj Leqejza dhe kalimit të tij në krye të Federatës së Boksit, na doli detyrë të gjejmë një president të ri për Vllazninë. Kuptohet që kishim disa mundësi por të parët që na u përgjigjën pozitivisht ishin biznesmenët Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi. Duhet pranuar se edhe në periudhën që nuk kanë presidentë, ata kanë sponsorizuar me shuma të konsiderueshme boksierët kampionë të Vllaznisë dhe tashmë me këtë rikthim të tyre sërish pranë ekipit, besoj se kemi për të bërë gjëra edhe më të mira me ekipin tonë edhe në arenën ndërkombëtare”. Në këtë mënyrë, Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi rikthehen si presidentë të boksit shkodran për të investuar për këtë ekip që mbetet kampion absolut prej vitesh në vendin tonë.
www.shkodrasport.com