Dinamo do të përballet me Vllazninë në “Elbasan Arena” në orën 16:30.

Blutë kërkojnë rikthimin te fitorja ndërsa shkodranët duan vazhdimësinë pas atij triumfi me Bylisin javën e shkuar.

Trajnerët Daja dhe Brdariç kanë hedhur në fushë 11-shen titullare.

LIVE

DINAMO 0-0 VLLAZNIA

NGJARJET KRYESORE

58′ VAR ndërhyn dhe faulli i Jagos ndaj Maliqit kthehet në karton të kuq nga Barjamaj.

50′ Goditja e Qefalijës gjen shtyllën. Vllaznia është me fat në këtë moment. (VIDEO)

48′ Sërish karton i kuq. Këtë herë është për Vllazninë, Bajrami largohet nga fusha pas ndërhyrjes ndaj Zabërgjës. “Deja-Vu” për mbrojtësin kuqeblu, që edhe në fazën e parë largohej me karton të kuq ndaj Dinamos në Elbasan. (VIDEO)

47′ Gjuajtja e Balajt me kokë devijohet nga Teqja në këndore. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Vllaznia. Stojanoviç i ndëshkuar i lë vendin Rrepajt.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Maliqi i Dinamos tenton nga jashtë zone. Sfera shkon larg portës së mbrojtur nga Jukaj.

45′ Mala provon me të djathtën nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

43′ Ildi Gruda ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit të shkaktuar.

40′ Vllaznia me 1 lojtar më shumë dikton lojën. Dinamo mbron me të gjitha forcat.

34′ Dinamo tenton të krijojë diçka në zonën kundërshtare. Jukaj mbyll pa problem.

31′ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Zabërgjës.

28′ Tjetër rast për Vllazninë. Kuqeblutë nuk përfitojnë nga minutat e mira, për të dërguar topin në rrjetë. (VIDEO)

27′ Gruda humbet mundësinë e artë, për t’i dhënë avantazhin Vllaznisë. (VIDEO)

26′ Esat Mala i shkon pranë golit. Goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

22′ Dinamo mbetet me 10 lojtarë. Karamba merr kartonin e dytë të verdhë pasi ndal Balajn me faull. Krymi në anën tjetër merr karton të verdhë për protesta. (VIDEO)

20′ Karton i verdhë për Karambën, pas ndërhyrjes ndaj Salës.

16′ Nani provon të bëjë çdo gjë vetë. Është Jukaj që e ndal në fund.

14′ Protesta te Vllaznia që kërkon goditje këndore, topi nis nga rivënia fundore. (VIDEO)

12′ Meksi te Dinamo ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Lojtari dinamovit kthehet në fushë me kokën e fashuar.

10’ Sala fiton goditjë këndore, pasi topi i gjuajtur prej tij përfundoi jashtë.

9’ Teqja ndal goditjen e Dodajt, që tenton të befasojë. Gjithçka nisi nga goditja e dënimit për Vllazninë. (VIDEO)

7′ Skuadrat nuk nxitohen në minutat e para. Mundohen të qarkullojnë topin.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Maliqi, Karamba, Tiago, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran, Toli

Trajner: Ilir Daja

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Mala, Dodaj, Jago, Stojanoviç

Trajner: Tomas Brdariç

ARBITRAT E SFIDËS
Arbitër kryesor: Kreshnik Barjamaj
Asistent 1: Erind Burgu
Asistent 2: Maringlen Llukmani
Arbitër i 4: Eldorjan Hamiti
VAR: Enea Jorgji
Avar: Emanuela Rusta
Delegat: Marjus Sulejmani
Vëzhgues: Ervis Peza