Dinamo do të përballet me Vllazninë në “Elbasan Arena” në orën 16:30.
Blutë kërkojnë rikthimin te fitorja ndërsa shkodranët duan vazhdimësinë pas atij triumfi me Bylisin javën e shkuar.
Trajnerët Daja dhe Brdariç kanë hedhur në fushë 11-shen titullare.
LIVE
DINAMO 0-0 VLLAZNIA
NGJARJET KRYESORE
27′ Gruda humbet mundësinë e artë, për t’i dhënë avantazhin Vllaznisë. (VIDEO)
26′ Esat Mala i shkon pranë golit. Goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
22′ Dinamo mbetet me 10 lojtarë. Karamba merr kartonin e dytë të verdhë pasi ndal Balajn me faull. (VIDEO)
20′ Karton i verdhë për Karambën, pas ndërhyrjes ndaj Salës.
16′ Nani provon të bëjë çdo gjë vetë. Është Jukaj që e ndal në fund.
14′ Protesta te Vllaznia që kërkon goditje këndore, topi nis nga rivënia fundore. (VIDEO)
12′ Meksi te Dinamo ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Lojtari dinamovit kthehet në fushë me kokën e fashuar.
10’ Sala fiton goditjë këndore, pasi topi i gjuajtur prej tij përfundoi jashtë.
9’ Teqja ndal goditjen e Dodajt, që tenton të befasojë. Gjithçka nisi nga goditja e dënimit për Vllazninë. (VIDEO)
7′ Skuadrat nuk nxitohen në minutat e para. Mundohen të qarkullojnë topin.
1′ Nis ndeshja në Elbasan.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Maliqi, Karamba, Tiago, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran, Toli
Trajner: Ilir Daja
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Mala, Dodaj, Jago, Stojanoviç
Trajner: Tomas Brdariç