Dinamo dhe Vllaznia do të përballen në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.

Blutë vijnë në këtë sfidë pas barazimit në javën e shkuar me Teutën ndërsa shkodranët janë në momentin e tyre më të mirë pasi udhëheqin edhe kampionatin.

Trajnerët Daja dhe Brdariç kanë publikuar formacionet zyrtare.

28′ GOOOOOL! Sala kalon në avantazh Vllazninë. Skemë e ekzekutuar në mënyrë perfekte, që sjell festën te shkodranët.

26′ Karton i verdhë për Karambën, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.

25′ Balaj i shkon pranë golit. Shfaqet rrezikshëm në zonë, por “predha” e lëshuar shkon mbi traversë.

22′ Qato provon me një goditje qëndrore. Portieri Sali i Dinamos tregohet i vëmendshëm duke kontrolluar gjithçka.

19′ Faull nga Gudiabi në dëm të Krymit. Mala ekzekuton dhe flirton me golin, teksa fiton goditje këndi.

15′ Rast ku mund të tentohej goli nga Itodo Mandela. Sulmuesi i Dinamos lëshon topin më shumë se duhet dhe përfiton portieri Qarri.

12′ Ardit Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave. Mesfushori i Vllaznisë kërkoi këndore, teksa shkodranët krijuan rast në zonën e Dinamos.

7′ Dinamo shfaqet rrezikshëm në gjysmëfushën e Vllaznisë. Karamba provon nga jashtëzone, por pa shqetësuar Qarrin.

5′ Të dyja skuadrat luajnë me ritëm të kënaqshëm në fillimin e takimit.

2′ Vllaznia e nis vrullshëm ndeshjen. Fiton këndore, që nuk shfrytëzohet nga kuqeblutë.

1′ Starton dueli!

LIVE DINAMO CITY-VLLAZNIA 0-1

Sala ’28