Dinamo dhe Vllaznia do të përballen në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.

Blutë vijnë në këtë sfidë pas barazimit në javën e shkuar me Teutën ndërsa shkodranët janë në momentin e tyre më të mirë pasi udhëheqin edhe kampionatin.

LIVE

DINAMO 1-1 VLLAZNIA

79; Mandela – 28′ Sala

NGJARJET KRYESORE

79′ GOOOOOOOL! Dinamo barazon sfidën me anë të Mandelës. Anësori akordon fillimisht pozicion jashtëloje, por VAR korrigjon. (VIDEO)

74′ Maliqi merr vendin e Tolit, i cili nuk e ka kënaqur Ilir Dajën me paraqitjen sot.

70′ Dinamo kontrollon lojën duke qenë me 1 lojtar më shumë. Pavarësisht kësaj, asnjë goditje në portën e Qarrit.

64′ Zëvendësim te Dinamo. Meksi i lë vendin Qefaliajt.

58′ 13 minuta zgjat kjo ndeshje për Dodajn, që largohet për t’i lënë vendin Bajramit. Sulmuesi nuk duket i lumtur me zgjedhjen e Brdaric, pasi u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë.

58′ Loran provon me një goditje nga jashtëzone. Pa probleme për Qarrin. (VIDEO)

57′ Ilir Daja largon Gudiabin për Vilën. Po ashtu dhe Naser Aliji futet në fushën e lojën, teksa del Karamba.

52′ Sala merr kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar dhe lë Vllazninë me 10 lojtarë. (VIDEO)

50′ Karton i verdhë për Gudiabin, që ndërpret një aksion premtues.

46′ Nis pjesa e dytë. Vllaznia zëvendëson Delajn dhe aktivizon Dodajn.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Vllazninë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Tjetër dalje e rrezikshme për Vllazninë. Mala shërben në zonë, Balaj devijon, por pa forcë apo saktësi dhe topi kontrollohet nga Sali. (VIDEO)

40′ Probleme për Qaton, që merr ndihmën e parë te Vllaznia.

39′ Bregu tenton të rrezikojë portën e Vllaznisë. Qarri kontrollon pa probleme. (VIDEO)

35′ Balaj nuk arrin të shfrytëzojë një rast në zonë, krijuar nga Qato. (VIDEO)

31′ Karton i verdhë për autorin e golit Sala, pas një ndërhyrje të parregullt. Bregu nuk përfiton nga faulli duke e dërguar mbi portë.

28′ GOOOOOL! Sala kalon në avantazh Vllazninë. Skemë e ekzekutuar në mënyrë perfekte, që sjell festën te shkodranët. (VIDEO)

26′ Karton i verdhë për Karambën, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.

25′ Balaj i shkon pranë golit. Shfaqet rrezikshëm në zonë, por “predha” e lëshuar shkon mbi traversë. (VIDEO)

22′ Qato provon me një goditje qëndrore. Portieri Sali i Dinamos tregohet i vëmendshëm duke kontrolluar gjithçka.

19′ Faull nga Gudiabi në dëm të Krymit. Mala ekzekuton dhe flirton me golin, teksa fiton goditje këndi. (VIDEO)

15′ Rast ku mund të tentohej goli nga Itodo Mandela. Sulmuesi i Dinamos lëshon topin më shumë se duhet dhe përfiton portieri Qarri.

12′ Ardit Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave. Mesfushori i Vllaznisë kërkoi këndore, teksa shkodranët krijuan rast në zonën e Dinamos. (VIDEO)

7′ Dinamo shfaqet rrezikshëm në gjysmëfushën e Vllaznisë. Karamba provon nga jashtëzone, por pa shqetësuar Qarrin. (VIDEO)

5′ Të dyja skuadrat luajnë me ritëm të kënaqshëm në fillimin e takimit.

2′ Vllaznia e nis vrullshëm ndeshjen. Fiton këndore, që nuk shfrytëzohet nga kuqeblutë. (VIDEO)

1′ Starton dueli!