Ndeshja mes Egnatias dhe Vllaznisë mund të jetë përcaktuese për luftën për vendin e parë në renditjen e Superiores.

Rrogozhinasit janë në kryesim dhe kanë 4 pikë avantazh ndaj shkodranëve, të cilët duan t’i afrohen dhe të luajnë në javët e mbetura shanset e tyre për një nga dy vendet e para që do ua bënte pak më të thjeshtë pjesëmarrjen në “Final Four”.

LIVE EGNATIA-VLLAZNIA 1-1
20′ Lushkja / 80′ Mala

NGJARJET KRYESORE

80’ GOOOL VLLAZNIA! Barazohen shifrat pas një topi që mbrojtja e vendasve nuk arriti ta largonte, që shkon te Mala i cili godet në hyrje të zonës dhe mposht Dajsinanin. (VIDEO)

79’ Guindo dhe Leo Melo hyjnë në fushë në vend të Jahaja dhe Bakajoko në radhët e Egnatias.

76’ Mala ekzekuton goditjen e dënimit, sfera kalon mbi traversën e Dajsinanit. (VIDEO)

74’ Uotlai ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Grudës. (VIDEO)

71’ Gruda niset drejt zonës dhe pastaj rrëzohet pas një kontakti me Jahajan. Gjyqtarja Rusta jep penallti, ndërsa vijërojtësi sinjalizon pozicion jashtë loje. VAR-i më pas sinjalizon të drejtë vendimin e anësorit dhe anulon penalltinë e dhënë nga Rusta. (VIDEO)

67’ Dodaj merr vendin e Qatos në radhët e Vllaznisë.

64’ Momente paniku në fushë pas një rrëzimi të Fernandos pas përplasjes me Lushkjen. Për fat të mirë gjithçka zgjidhet pa probleme e lojtari merr ndihmën mjekësore e kthehet në fushë. (VIDEO)

62’ Lushkja jep një pasim të shkëlqyer për Bakajoko i cili shmang edhe portierin e shënon. Por goli anulohet për pozicionin jashtë loje të sulmuesit. (VIDEO)

58’ Tetova reagon menjëherë pas këtij dominimi në raste të shkodranëve dhe hedh në fushë Aleksin në vend të Kasës.

55’ Shkodranët vënë në provë Dajsinanin, pas një aksioni me gjuajtaen e Malës i cili ndalet nga portieri. Më pas shkodranët kërkojnë penallti për faull ndaj Mensah. Por VAR nuk fton Rustën të shohë edhe një herë pamjet. (VIDEO) (VIDEO)

54’ Përsëri shkodranët, këtë herë me Malën i cili pason për Mensah. Gjuajtja e sulmuesit ndalet nga shtylla e portës vendase. (VIDEO)

53’ Vllaznia rrezikon me një goditje dënimi të Malës që kalon mbi traversën e portës së Dajsinanit. (VIDEO)

49’ Gruda hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij gjen përgjigjen e Dajsinanit të vëmendshëm. (VIDEO)

47’ Mala nga e djathta pason në zonë për Deliun i cili vë në provë Dajsinanin, ndërsa më pas Mensah gjuan mbi traversë. (VIDEO)

46’ Gruda hyn në fushën e lojës në vend të Kahrimanoviç në radhët e Vllaznisë në fillimin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Egnatias.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Kahrimnanoviç harkon një goditje këndi, Mensaj gjuan me kokë por nuk gjen portën duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

37’ Edhe Jahaja nga e majta tenton të nisë një pasim në qendër, sfera devijohet në këndore.

36’ Një pasim nga e djathta në qendër shkon te Fernando, por devijimi i tij është i lehtë dhe Jukaj kontrollon.

34’ Mala tenton nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e Dajsinanit. (VIDEO)

30’ Ka pak tension në fushë me lojtarët të cilët nuk shmangin edhe të shtyrat ndaj njëri-tjetrit. Në fund  janë Lushkja dhe Gurishta të cilët ndëshkohen me karton të verdhë. (VIDEO)

26’ Tentativa reagimi të Vllaznisë me Deliun i cili provon nga jashtë zonës, por pa gjetur rrugën e rrjetës. (VIDEO)

20’ GOOOL EGNATIA! Aksion perfekt i rrogozhansve që fitojnë topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe me Lushkjen ia dalin të tundin rrjetën (VIDEO).

18’ Lushkja bën gjithçka mirë me pasimin për Bakajoko i cili gjuan i vetëm por nuk gjen portën e rrogozhinasve. (VIDEO)

13’ Bakajoko harkon në qendër nga e djathta, sfera shkon në shtyllën e dytë ku Jahaja me portën bosh nuk kthen sferën në rrjetë, falë devijimit të Gurishtës. (VIDEO)

10’ Gurishta kroson nga e djathta, Dajsinani kontrollon pa probleme.

7’ Qarkullim i gjatë i topit nga rrogozhinasit, por ata nuk arrijnë të afrohen në zonën e shkodranëve pasi këta të fundit bëjnë presing të lartë duke mos i lejuar të organizojnë aksione të rrezikshme.

5′ Balaj lë fushën e lojës për shkak dëmtimi, vendin e tij e merr Mensah.

1’ Nis dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Dulis, Xhemajli, Sota, Uotlai, Jahaja, Zejnullai, Fernando, Kasa, Lushkja, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Bajrami, Stojanoviç, Jago, Deliu, Qato, Krymi, Kahrimanoviç, Mala, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç

Gjyqtare: Emanuela Rusta