Kastrioti do të presë Tiranën në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Krutanët ndodhen në momentin e tyre më të keq dhe për këtë arsye trajneri Ardian Mema dha dorëheqjen duke u larguar nga pankina. Tashmë ata do të jenë nën drejtimin e Emiljano Çelës i cili do të kërkojë përmbysjen dhe të tregojë forcën e ekipit.

Nga ana tjetër duket se bardheblutë janë gati për tu rikthyer tek fitorja pas humbjes ndaj Vllaznisë.

Padyshim favoritë në letër është ekipi i Shehit të cilët renditen në vendin e parë me 37-pikë ndërsa krutanët pozicionohen në vendin e fundit me 20 pikë.

LIVE

KASTRIOTI 0-0 TIRANA