Kroacia ndeshet me Brazilin në fazën çerekfinale të Kupës së Botës në stadiumin “Education City”, me të dyja kombëtaret që duan të presin biletën për në gjysmëfinale.

Ballkanasit nuk shihen favorit për këtë takim dhe trajneri Daliç do të kërkojë më të mirën nga skuadra e tij, duke i vënë në presion aq sa munden brazilianët.

Nga ana tjetër, “Seleçao” shihet si favorite kryesore për të ngritur Botërorin këtë vit dhe skuadra e Tites nuk do të kërkojë ta diskutojë kualifikimin dhe të mos pësojë të njëjtin fat si në Botërorin e kaluar.

LIVE KROACI 0-0 BRAZIL