LAÇI 2-2 VLLAZNIA

10′ Myrta, 26′(p) Tresa – 55′ Çoba, 63′ Mensah

NGJARJET KRYESORE

59′ Bullari merr vendin e Myrtës te Laçi.

55′ GOOOL! Laçi 2-1 Vllaznia/ Çoba tund rrjetën e kurbinasve për të rihapur ndeshjen. (VIDEO)

53’ Myrta nuk shfrytëzon si duhet rastin për golin e tretë. Jukaj pret për të mbajtur në lojë skuadrën e tij. (VIDEO)

51’ Rast i mirë për Tresën. Goditja e këtij të fundit përfundon jashtë. (VIDEO)

48′ Kristian ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Pjesa e dytë nis me 3 ndryshime te Vllaznia. Largohen Sala, Stojanoviç dhe Dodaj, vendin e tyre e marrin Gruda, Jago dhe Mensah.

45+3′ Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0 për Laçin.

45+1′ Portieri Molla devijon në këndore goditjen e Bajramit. (VIDEO)

45+3′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Prodanit.

37′ Dodaj dhe Mala humbin dy raste të mira për të ngushtuar shifrat. Portieri Molla tregohet vendimtar me pritjet e tij. (VIDEO)

36′ Laçi i afrohet golit të tretë goditja e Prodanit gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)

32′ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë.

29′ Ndërhyrje vendimtare e portierit Molla, pasi Balaj provon direkt nga goditja e dënimit. (VIDEO)

24′-26′ Myrta fiton 11-metërsh pas ndërhyrjes së Bajramit në zonë. Ky i fundit ndëshkohet me karton të verdhë. Tresa e kthen penalltinë në gol. (VIDEO) + (VIDEO)

24′ Zbritje e Laçit në krahun e djathtë të sulmit. Miqtë tregohen të vëmendshëm në zonë, për të larguar rrezikun. (VIDEO)

19′ Faulla të shumtë në këto minuta.

15′ Kleandro Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalon Malën. Miqtë pretendojnë për karton të kuq. (VIDEO)

10′ GOOOL! Laçi 1-0 Vllaznia/ Myrta nuk gabon i vetëm përballë Jukajt. Aksion fantastik i kurbinasve. (VIDEO)

8′ Jukaj ndal Myrtën, i cili u fut në zonë dhe goditi. Rast i mirë për vendasit. (VIDEO)

5′ Skemë ana e Vllaznisë në faullin e fituar. Në fund asgjë nuk konkretizohet dhe Molla kontrollon pa problem.

3′ Zbritje e mirë nga Laçi në mesfushën kundërshtare. Gurishta tregohet i vëmendshëm dhe largon topin. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Laç.