Shqipëria luan sot përballë Andorrës në Tiranë ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Botërorit 2026 me objektivin e vetëm atë të fitores së tre pikëve.
Trajneri Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij, duke provuar ndryshime të mëdha. Trajneri nuk ka ndryshuar prapavijën e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen me Anglinë por ka bërë një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Shehu.
Ndërkohë në sulm nuk është asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinë, pasi në krahë janë Hoxha dhe Broja, me Manajn në qendër të sulmit.
LIVE SHQIPËRI-ANDORRA 2-0
9′, 19 Manaj
NGJARJET KRYESORE
45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Shqipërisë.
42’ Asllani provon përsëri nga jashtë zonës, sfera shkon shumë larg portës. (VIDEO)
36’ Miqtë tentojnë të rrezikojnë me një harkim nga e djathta por nuk është askush në zonë dhe sfera shkon në duart e Strakoshës.
31’ Alvarez del nga zona dhe devijon sferën para Manajt, duke shmangur probleme para portës.
25’ Hoxha nga e majta merr fundoren, gjuan dhe gjen përgjigjen e Alvarez i cili kontrollon në dy kohë. (VIDEO)
24’ Manaj del në pozicion gjuajtje në qendër, por goditja e tij pritet nga Alvarez. (VIDEO)
19’ GOOOL SHQIPËRIA! Aksion individual i Brojës nga e djathta, pasimi i tij në qendër gjen goditjen e saktë të Manajt i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
16’ Top interesant mbi mbrojtjen për Manajn, por sulmuesi nuk ia del të devijojë para portës.
14’ Tani Shqipëria qarkullon më e kujdesshme topin, duke kërkuar një hapësirë për të shënuar e mbyllur ndeshjen.
9’ GOOOL SHQIPQËRIA! Pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani, Manaj në shtyllën e parë me kokë tund rrjetën. (VIDEO)
6’ Pas goditjes nga këndi është Laçi i cili gjuan e Ajeti nuk e kthen sferën drejt portës. Më pas është Asllani që tenton, pa gjetur portën e miqve. (VIDEO)
5’ Broja në të djathtën tenton dy herë të gjejë hapësirë, në fund gjen një goditje këndi.
2’ Babot ndëshkohet menjëherë me të verdhë për faull ndaj Brojës.
1’ Nis dueli në ”Arenën Kombëtare”.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo
ANDORRA: Alvarez, Borra, Garsia, San Nikolas, Cervos, Olivera, Mark Garcia, Hesus Rubio, Rebes, Babot, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez