Skënderbeu do të luajë kundër Vllaznisë ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”.

Me vetëm 1 pikë në dy javët e para të kampionatit, korçarët duan reagimin për të mos lejuar një krizë të mundshme në ekip.

Ndërkohë në krahun tjetër shkodranët vijnë më të relaksuar, pasi kanë 4 pikë në dy ndeshjet e para.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, te Skënderbeu, mungesa e vetme është ajo e Rabiut, ndërkohë te Vllaznia, mungojnë Kahrimanoviç, Gruda dhe Bajrami.