Tirana dhe Vllaznia do të zbresin në fushë në orën 16:30. Klasikja e Shqipërisë vjen për herë të fundit këtë sezon, ndërsa do të luhet për herë të parë në “Elbasan Arena”.
Në tre takimet e mëparshme, Vllaznia ka fituar dy dhe një tjetër është mbyllur me barazim.
Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare. Trajneri Shkëmbi dhe Brdariç kanë ndarë mendjen për titullarët.
LIVE TIRANA-VLLAZNIA 0-0
NGJARJET KRYESORE
46’ Qato merr vendin e Deliut në radhët e Vllaznisë në fillimin e pjesës së dytë.
45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+3’-45’+5’ Një harkim i Soler nga e djathta gjen Ernest i cili me kokë gjuan dhe mposht Jukajn. Goli anulohet për pozicion jashtë loje pas 3 minutash pritje për VAR-in. (VIDEO)
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
43’ Përgjoni provon nga distanca, topi nuk gjen portën e kuqebluve.
42’ Ndreca nga e majta hyn në zonë dhe gjuan, pro tentativa e tij bllokohet nga një mbrojtës dhe shkon lehtësisht në duart e Jukajt.
42’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë.
41’ Një harkim nga e majta gjen Zharmuni në shtyllën e dytë, sulmuesi bën të pabesueshmen teksa pak hapa larg portës çon sferën jashtë. (VIDEO)
34’ Gruda hyn në zonë nga e majta, pasimi i tij në qendër devijohet larg zonës nga prapavija bardheblu.
29’ Mala përfiton nga një harkim nga e majta, gjuajtja e tij ndalet nga Selmani. (VIDEO)
28’ Balaj nga e majta pason në zonë, por Gruda nuk ia del të kthejë drejt portës. (VIDEO)
24’ Një tjetër goditje këndi e bardhebluve nuk shfrytëzohet pasi Dembele e Zharmuni nuk kthejnë dot topin drejt portës. (VIDEO)
18’ Mbetet në sulm Tirana, e cila ka një tjetër goditje këndi në dispozicion, por nuk ia del të rrezikojë portën kundërshtare.
12’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Zharmuni çon sferën në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit. (VIDEO)
11’ Një goditje nga këndi sjell panik në prapavijën e Vllaznisë, teksa Jukaj rrëzohet mbi Bajramin dhe pastaj Ndreca sheh gjuajtjen e tij të devijohet jashtë. (VIDEO)
9’ Vllaznia ka mundësinë të rrezikojë me një goditje dënimi në krahun e djathtë të sulmit, por harkimi i Gurishtës është shumë i gabuar dhe shkon në anësore në krahun tjetër.
6’ Minuta e para janë më shumë studim nga skuadrat, me ritëm të ulët dhe topin që kalon nga një gjysmëfushë në tjetrën pa rrezik për portat.
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.