Vllaznia do të presë Bylisin në ndeshjen e javës së 24-t të Superiores, me duelin që do të startojë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.  

bandicam 2025-02-09 17-01-19-686

Një sfidë ku kuqeblutë e drejtuar nga Brdariç kërkojnë fitoren dhe përballë tifozerisë së tyre nuk lejohen gabimet. E, në krahun tjetër, mallakastriotët që duan reagimin pas 3 humbjeve radhazi mes Kupës dhe kampionatit, ku në Superiore, ekipi i Dedes është në një garë të ashpër për mbijetesë. 

Hera e fundit që Bylisi ka fituar në kampionat daton më 18 janar në duelin ndaj Laçit me shifrat 0-3.   Për sa u përket përballjeve direkte në dy duelet e fazave të para më 22 shtator triumfonte Vllaznia me rezultatin 2 me 0, ndërkohë që më 29 nëntor Bylisi arriti të fitonte në “Adush Muça” me shifrat 1 me 0. 

LIVE VLLAZNIA-BYLIS 0-0

NGJARJET KRYESORE

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

45’ Një harkim nga e djathta gjen Ruçin në shtyllën e dytë, por gjuajtja e tij shkon direkt në duart e Jukajt.

42’ Balaj provon edhe një herë me goditje dënimi para zonës, sfera shkon përsëri shumë lart mbi traversë.

37’ Përgjoni depërton në zonën shkodrane por nuk ia del të gjuajë drejt portës.

35’ Dodaj nga e majta jep një pasim të artë për Balajn, por gjuajtja e këtij të fundit fluturon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

31’ Balaj tenton portën me një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversën e portës ballshiote.

28’ Bruno ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malës.

24’ Situata zhvendoset nga një gjysmëfushë në tjetrën, pasi as Bylisi nuk heq dorë nga sulmet përballë shkodranëve.

20’ Balaj lë pas Markun, shkon drejt portës dhe ndalet nga Hasanbelli. Mala vazhdon aksionin dhe gjen rrjetën por goli anulohet për faullin e Balajt ndaj Markut. (VIDEO)

18’ Dodaj jep spektakël me një aksion në krahun e majtë, gjuajtja-kros e tij ndalet nga shtylla e portës së ballshiotëve. (VIDEO)

8’-11’ Berko nis Malomo në sulm, Jukaj del dhe devijon topin para sulmuesit por është Ruçi i cili çon sferën në rrjetë. Goli anulohet fillimisht për pozicion jashtë loje, ndërsa është VAR i cili verifikon situatën dhe fton Jorgjin të shohë aksionin pasi nuk bëhet fjalë për pozicion jashtë loje. Në fund Jorgji anulon golin për faull në sulm. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

6’ Ruçi provon nga distanca, por sfera shkon shumë larg portës.

1’ Dodaj del shpejt në kundërsulm, por nuk i del pasimi për Malën në një situatë 2 kundër 1.

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.