Vllaznia pret Bylisin në “loro Boriçi” në sfidën e javës së 27-të të Superiores, me skuadrat që luajnë për dy objektiva të ndryshëm.

Shkodranët kërkojnë të bëjnë kthesën me trajnerin e ri, Auron Miloti dhe të kthehen dhe njëherë në luftën për titull.

Nga ana tjetër, ballshiotët ndodhen në vendin e parafundit në renditje dhe do të bëjnë çmos për të marrë tre pikët, në mënyrë që të vazhdojnë luftën për mbijetesë.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Hoxhaj, Çoba, Balaj.

Trajner: Auron Miloti

BYLIS: Teqja, Trumçi, Adili, Damçevski, Zguro, Zho Santos, Maçolli, Ruçi, Loran, Lajthia, Kaçorri.

Trajner: Naxhi Shensoi