Vllaznia do të presë Bylisin në ndeshjen e javës së 24-t të Superiores, me duelin që do të startojë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Një sfidë ku kuqeblutë e drejtuar nga Brdariç kërkojnë fitoren dhe përballë tifozerisë së tyre nuk lejohen gabimet. E, në krahun tjetër, mallakastriotët që duan reagimin pas 3 humbjeve radhazi mes Kupës dhe kampionatit, ku në Superiore, ekipi i Dedes është në një garë të ashpër për mbijetesë.

Hera e fundit që Bylisi ka fituar në kampionat daton më 18 janar në duelin ndaj Laçit me shifrat 0-3. Për sa u përket përballjeve direkte në dy duelet e fazave të para më 22 shtator triumfonte Vllaznia me rezultatin 2 me 0, ndërkohë që më 29 nëntor Bylisi arriti të fitonte në “Adush Muça” me shifrat 1 me 0.

LIVE VLLAZNIA-BYLIS 0-0